Lorenc HABILI

Founding Partner
emial: lorenc.h@diasporalegaltax.com
Telefon: +355 68 207 5507
Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Kullat Binjake Kulla 2, Kati 13 Tirana, Shqiperi

Përmbledhje (CV)

Z. Habili ka përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera për Administrim Biznesi pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Më pas, po pranë këtij Fakulteti, ai ka përfunduar Masterin e Shkencave për Administrim Biznesi me rezultate të shkëlqyera. Mban titullin Kontabilist i Miratuar.

Karriera e tij ka filluar në sektorin privat, kur në vitin 2006, filloi të ishte specialist finance pranë një kompanie ndërtimi. Ndërsa një vit më vonë, për shkak të aftësive të shfaqura, u promovua në pozicionin e Drejtorit për Sektorin e Financës. Prej vitit 2007, ai ka punuar si një specialist finance dhe konsulent fiskal, duke punuar kryesisht me ekspertizat financiare, menaxhimin e politikave që lidhet me kapitalin, debitë, taksat dhe tatimet etj.

Nga Dhjetori i vitit 2008 ka punuar si Drejtor i Financës pranë shoqërisë “Nord Construction Ltd”, ndërsa prej vitit 2019, Z. Habili, për shkak të performancës së shkëlqyer është emëruar si administrator i kësaj shoqërie.

Nga viti 2016 e deri më sot, Z. Habili është një nga bashkëthemeluesit e shoqërisë “Gace Tax & Advisor”, duke punuar kështu në fushën e të drejtës fiskale, përgatitjen e raporteve financiare, krijimin e strategjive fiskale, analizimin dhe interpretimin e ndryshimit të legjislacionit fiskal. Prej vitit 2019, Z. Habili i është bashkuar ekipit të “Halimi Law and Tax”.

Shërbimet

Asistencë në blerje, shitje, dhënie me qira dhe zhvillim pronashAsistencë në deklarime dhe detyrime tatimoreDue diligence ligjore dhe fiskaleKëshillim tatimor dhe fiskalKoordinim me banka dhe institucione financiare në kuadër të investimeveMenaxhim dhe administrim pasurish të paluajtshme për llogari të klientëveMonitorim dhe koordinim investimesh për llogari të klientëvePërfaqësim pranë institucioneve publike dhe privateStrukturim fiskal për investime dhe pasuri