Shërbime
ligjore

Asistencë dhe përfaqësim ligjor në çështje civile, tregtare dhe administrative
Çështje pronësie dhe regjistrimi pasurish
Trashëgimi dhe ndarje pasurie
Hartim, rishikim dhe negocim kontratash
Përfaqësim pranë institucioneve publike dhe private

Shërbime fiskale

Këshillim tatimor dhe fiskal
Asistencë në deklarime dhe detyrime tatimore
Strukturim fiskal për investime dhe pasuri

Menaxhim pasurish & investimesh

Menaxhim dhe administrim pasurish të paluajtshme për llogari të klientëve
Asistencë në blerje, shitje, dhënie me qira dhe zhvillim pronash
Monitorim dhe koordinim investimesh për llogari të klientëve
Koordinim me banka dhe institucione financiare në kuadër të investimeve

Shërbime këshillimore & compliance

Due diligence ligjore dhe fiskale

Analizë risku administrativ dhe rregullator

Shërbime compliance dhe asistencë procedurale

RRETH NESH

Diaspora
Legal & Tax

Mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë prona, trashëgimi, investime dhe detyrime fiskale në Shqipëri, por përballen me procedura të fragmentuara, mungesë transparence dhe nevojë për prani fizike. Diaspora Legal & Tax është krijuar pikërisht për të eliminuar këto pengesa, duke ofruar një zgjidhje të integruar dhe profesionale, si një strukturë one-stop-shop, për shërbime ligjore, këshillim fiskal, menaxhimin e pasurive, trashëgimisë, koordinimin e investimeve dhe ndjekjen e procedurave të ndryshme, pa u kufizuar në llojin e tyre. Sepse diaspora meriton më të mirën, dhe ne jemi këtu për ta ofruar atë.

Shërbimet tona

1. Shërbime ligjore

Ndërsa klientët përballen me sfida që variojnë nga çështjet civile, tregtare e administrative, ne i mbështesim ata me ekspertizë të thelluar ligjore, këshillim dhe përfaqësim të specializuar pranë institucioneve publike dhe private.

2. Shërbime fiskale

Ekipi ynë financiar, me njohuri të thelluara dhe përvojë të dëshmuar në fushë, ju udhëzon dhe ju mbështet në të gjitha çështjet fiskale, duke filluar nga plotësimi i deklarimeve e detyrimeve tatimore deri tek planifikimi dhe strukturimi i investimeve.

3. Menaxhim pasurish dhe investimesh

Industria e pasurive të paluajtshme po ndryshon ndërsa nevojat e investitorëve evoluojnë. Ne mbështesim klientët në menaxhimin e pasurive, transaksione, si dhe në koordinimin e investimeve për të garantuar sukses.

4. Shërbime këshillimore dhe compliance

Compliance është thelbësore për të mbrojtur pasurinë tuaj dhe për të minimizuar rreziqet ligjore e fiskale. Ne ju udhëzojmë përmes due diligence ligjore dhe fiskale, analizës së rreziqeve, si dhe mbështetjes proceduriale.

Skuadra Jonë!

Skuadra jonë përbëhet nga profesionistë të specializuar në shërbime ligjore, fiskale dhe real estate. Ne ofrojmë këshillim të saktë, zgjidhje të personalizuara dhe mbështetje të plotë për individë dhe biznese, duke garantuar profesionalizëm, konfidencialitet dhe përkushtim maksimal në çdo projekt.

Dhimitër ZGURO

• Shërbime ligjore

• Shërbime këshillimore dhe compliance

Arlind AHMETAJ

• Shërbime ligjore

• Shërbime këshillimore dhe compliance

Lorenc HABILI

• Shërbime fiskale

• Menaxhim pasurish dhe investimesh

Vesmir LIMANI

• Shërbime këshillimore dhe compliance

Eduard HALIMI

• Shërbime ligjore

• Shërbime këshillimore dhe compliance

Mësoni më shumë rreth shërbimeve

Pyetje të shpeshta

Shërbimet tona ligjore përfshijnë këshillim juridik, hartim dhe rishikim kontratash, përfaqësim pranë institucioneve shtetërore dhe asistencë në procese gjyqësore apo administrative.

Po, ofrojmë shërbime si për individë ashtu edhe për biznese, duke mbuluar çështje civile, tregtare, dhe administrative.

Çdo informacion trajtohet me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e etikës profesionale.

Shërbimet fiskale përfshijnë deklarimet tatimore, planifikim fiskal, përfaqësim pranë administratës tatimore dhe këshillim për optimizimin e detyrimeve tatimore.

Po, ofrojmë asistencë të plotë gjatë kontrolleve tatimore, përgatitje dokumentacioni dhe përfaqësim profesional për mbrojtjen e interesave të klientit.

Nëpërmjet analizës së situatës financiare dhe strukturës së biznesit, identifikojmë rreziqet potenciale dhe propozojmë zgjidhje ligjore për menaxhimin efikas të tyre.

Menaxhimi i pasurive përfshin analizën, planifikimin dhe administrimin e aseteve financiare dhe të paluajtshme me qëllim ruajtjen dhe rritjen e vlerës së tyre.

Po, hartojmë strategji investimi të përshtatura sipas profilit të riskut, objektivave financiare dhe afatit kohor të klientit.

Përmes diversifikimit të portofolit, analizës së tregut dhe monitorimit të vazhdueshëm të performancës së investimeve.

Compliance nënkupton përputhshmërinë e aktivitetit të biznesit me ligjet, rregulloret dhe standardet e aplikueshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndihmon në parandalimin e sanksioneve ligjore, mbrojtjen e reputacionit dhe krijimin e një strukture të qëndrueshme operacionale.

Po, realizojmë analiza dhe auditime të brendshme për të identifikuar mangësi dhe për të propozuar masa korrigjuese efektive.

Telefononi suportin

Na Kontaktoni

+355 69 291 8764

Njoftime & përditësime

BLOG

Publikime

Av. Eduard Halimi: Iluzioni rreth nenit 242 dhe problemi real i drejtësisë: përgjimi i gjyqtarëve dhe imuniteti i tyre!

Kur dëgjova para disa ditësh se për hartimin e ndërhyrjes urgjente të nenit 242 po merrej një ekip juristësh italo-grekë, mu duk ide interesante. Kur ke një hall të madh në derën e shtëpisë (dhe halli nuk është i vogël se nuk firmos më njeri në qeveri) pret profesorët më të mirë ta zgjidhin. Java […]

Partneri dhe avokati ynë, Arlind Ahmetaj.

Partneri dhe avokati ynë, ARLIND AHMETAJ , njëkohësisht dhe Nënkryetar i Komitetit për Çështjet Rregullatore, Ligjore & IPR pranë American Chamber of Commerce in Albania, ishte pjesëmarrës në tryezën e konsultimit me përfaqësues të biznesit, ku diskutimi u zhvillua lidhur me draftin e ri të Kodit Penal në mbrojtje të ekonomisë së ligjshme dhe të ndershme. Z. Ahmetaj […]

Kullat, blerjet në gropë dhe SPAK/ Halimi: Vëmendje e shtuar nga blerësit, nga bankat dhe prokurorët

Juristi Eduard Halimi kërkon vëmendje të shtuar nga blerësit, bankat por edhe prokuroria lidhur me investimet që bëhen në ndërtim dhe burimin e tyre. Në një intervistë për “MCN Economy” ai deklaroi se nga hetimet dhe përgjimet e SPAK ka rezultuar se një pjesë e të ardhurave të investuara në ndërtim, investoheshin nga trafiku i […]